Duket se Mario Balotellin do e ndjek gjithmonë historia e gjuajtjes së fanellës së Interit në Ligën e Kampionëve, kjo në gjysmëfinalen e famshme ndaj Barcelonës.
‘SuperMario’ në intervistën me komedianin, Damiano Er Fainas, ka thënë së është i lodhur nga kjo histori dhe se i vjen keq.
“Jam i mbushur nga kjo histori. Nëse do mund të kthehesha mbrapa, do mbaja fanellën vetëm që njerëzit mos të vazhdonin të flisnin për atë”.
“E kuptoj zemërimin e tyre, por jo pas shtatë vjetësh”, ka thënë Balotelli.
Italiani ka thënë se nuk do kthehej asnjëherë te Interi, edhe pse mendon se zikaltrit së bashku me Juventusin janë favorit për titull.
Balotelli shtoi se më dëshirë do luante te Napoli në Serie A. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y3cb8whkAZM&t=73s