Site icon Telegrafi

Balotelli fajëson gazetarët për formën e tij

Mario Balotelli ka theksuar se karriera nuk e tij nuk është në rrezik, por këto janë vetëm shkrime të pabaza.

Sulmuesi italian u transferua në ditën e fundit të afatit tek skuadra franceze, Lille, si agjent i lirë.

Ky transferim ka bërë që të flitet shumë për një rrezikim të karrierës së Balotellit, por kështu nuk mendon edhe sulmuesi.

Lexo po ashtu Balotelli befason me deklaratën e tij te Nice

“Karriera ime është e ndryshme nga ajo që është shkruar për mua”, ka thënë Balotelli për mediat franceze, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk mendoj se jam në rrezik”, përfundoi sulmuesi italian.  /Telegrafi/

Exit mobile version