Sulmuesi italian i Nice, Mario Balotelli do të bashkohej me klubin e tij të mëparshëm, Manchester City, dhe do luante pa para.
27-vjeçari gëzoi një kohë të diskutueshme dy-vjeçare e gjysmë në City, ku ai shënoi 20 gola në 54 paraqitje, pasi u bashkua me Interin për rreth 30 milionë euro në vitin 2010.
Por, sulmuesi italian ka zbuluar se ai mban një lidhje të fortë me Cityn, duke pranuar se koha e tij në klubin anglez ishte ndër më të mirat e karrierës së tij.
“Unë e dua Manchester Cityn, i dua tifozët e Manchester Cityt, e dua këtë klub”, ka thënë fillimisht Balotelli.
“Do të kthehesha në Cityt pa pagesë. Për mua, vitet me Manchester Cityn kanë qenë më të mirat e jetës sime”.
“Sinqerisht, në fillim, ishte e vështirë të jetosh në Mançester, pasi është ndryshe nga Londra, dhe kam luftuar pak me këtë”.
“Por, duke folur për futbollin, Manchester City është i mrekullueshëm, jam shumë i lumtur që ata kanë bërë mirë, dhe shpresoj se ata do të vazhdojnë të bëjnë mirë dhe të fitojnë Ligën Premier”, përfundoi italiani.
Ndryshe, Balotelli në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin dhe Milanin, teksa ka shprehur simpati edhe për klubin tjetër italian, Napolin. /Telegrafi/