Site icon Telegrafi

Balotelli: Dua të kthehem në Serie A dhe kombëtare, më pëlqejnë Juve dhe Napoli

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli pranon se është i gatshëm të kthehet në Itali, duke thënë se në Milan do të ishte e vështirë, por i pëlqen Juventusi dhe Napoli.

Balotelli ka rizbuluar formën dhe besimin e tij në Ligue 1 pas dy vitesh me skuadrën e Nice dhe ka ide të qarta për atë që duhet bërë më pas.

Italiani kontrovers ka thënë se do t’i pëlqente një rikthim në Serie A, ku skuadrat e preferuara për të janë Juventusi dhe Napoli, ndërsa për të ardhmen e tij po merret agjenti i tij, i cili ka thënë se ka folur me disa nga skuadrat e mëdha italiane.

Lexo po ashtu Raiola: Balotelli vlen 100 milionë euro, kam folur me skuadrat e mëdha italiane për të - Gigio duhet të largohet nga Milani  

“Agjenti im Mino Raiola është duke u kujdesur për të ardhmen time. Gjithçka që di unë është se jam pjekur dhe jam gati të kthehem në Itali”, ka thënë fillimisht SuperMario për Rai Sport.

Balotelli nuk luan në kombëtare nga koha e Antonio Contes në 2014 (Getty Images)

“Unë mendoj se do të ishte shumë vështirë të kthehesha në Milan, pasi do të ishte hera e tretë, por Juventusi dhe Napoli janë dy skuadra që më pëlqejnë”.

Mediat italiane besojnë se trajneri i ri i Italisë, Gigi Di Biagio do të thërrasë Balotellin për miqësoret e ardhshme kundër Argjentinës dhe Anglisë dhe sulmuesi është gati të kthehet te kombëtarja.

Lexo po ashtu Di Francesco e pranon se i pëlqen Balotelli

“Sezonin e kaluar Ventura erdhi në Nice para ndeshjes me PSG. Ne patëm një bisedë të gjatë, por e kuptova menjëherë se ai kurrë nuk do të më thërriste për ekipin e tij”.

“Megjithatë, unë meritova të thirrem. Tani ai nuk është më në stol dhe unë jam gati të kthehem për Azzurët”, përfundoi Balotelli. /Telegrafi/

Exit mobile version