Site icon Telegrafi

Balotelli: Dua te kthehem në Itali, por jo te Milani

Mario Balotelli e ka konfirmuar se do të kthehet në Itali gjatë afatit kalimtar veror.

Kontratat e Balotellit me Nicen mbyllet këtë verë.

Lojtari e ka konfirmuar se do ta lërë Francën për një klub të Serie A, por kësaj radhe jo te Milani.

“Do të më pëlqente që të kthehem në Itali”.

“Janë disa ekipe që me janë vënë pas, por mund të them që Milani nuk është një nga to”.

“Nuk ka asnjë gjasë që të kthehet te Milani”.

“Nice? Është definitive që nuk do të qëndroj, edhe pse ende nuk e di definitivisht”.

“Me shumë gjasa, ky do të jetë sezoni im i fundit këtu, pavarësisht se është më i miri i imi në Francë “, ka thënë Balotelli.

Balotelli në Serie ka luajtur për Interin dhe Milanin. /Telegrafi/

Exit mobile version