Ylli i Brescias, Mario Balotelli mund të largohej nga Italia pas vetëm pas një sezoni në Serie A, ku Galatasaray është në bisedime të vazhdueshme me agjentin e tij, Mino Raiolan.
Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolò Schira shkruan se agjenti i Balotellit, Mino Raiola, është në bisedime të vazhdueshme me gjigantët turq, që duan t’i ofrojn marrëveshje dy-vjeçare ish-sulmuesit të Interit dhe Milanit.
Balotelli u kthye në Lombardi verën e kaluar, pasi kaloi tri vite në Ligue 1 me OGC Nice dhe Olympique Marseille.
Balotelli ka shënuar pesë gola në 19 ndeshje që nga kthimi i tij në Itali.
Schira shkruan se Galatasaray janë shumë të interesuar dhe e ardhmja e sulmuesit mund të jenë në Stamboll. /Telegrafi/