Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli, pas humbjes ndaj Cean ka folur edhe për situatën e Mamadou Sakhos te Liverpooli.
Italiani ka thënë se do e dëshironte mbrojtësin francez te Nice pasi beson te kualiteti i 26-vjeçarit.
“Sakho? Një nga mbrojtësit më të mirë që kam punuar ndonjëherë”.
“Do e pyesë në rast se dëshiron të vjen te Nice”, ka thënë Balotelli.
Vlen të theksohet se Sakho tashmë disa muaj është lënë jashtë skuadrës së parë nga Jurgen Klopp, pasi trajneri gjerman kishte probleme me atë gjatë fazës përgatitore. /Telegrafi/