Si shumë nga artistët shqiptarë, edhe Ronela Hajati është në përgatitje të një projekti të ri veror.
Kështu të paktën lë të kuptohet me postimet e fundit që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në njërin prej tyre, ajo shfaqet në formë të mrekullueshme gjersa prezanton një pamje të saj të klipit të ri.
“Hajde baby thirrem Miss, të tregoj ku jemi”, ka qenë përshkrimi i fotos referuar një pjese të tekstit të këngës së re.
Komplimentet krahas imazhit që u realizua në Sarandë nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit e saj të shumtë.
Derisa po përgatitet për projektin e ri, Hajati është duke shijuar edhe disa ditë pushimi në po të njëjtin vend, Ksamil (Sarandë). /Telegrafi/