Ajo konsiderohet të jetë njëra nga personazhet më të guximshme në showbizin shqiptar.
Fjala është për reperen Loredana Zefi, e cila tashmë qëndron prapa shumë gjërave që bënë bujë si në jetën private e po ashtu edhe në karrierë.
Biondja, e kthyer në brune, ka mahnitur me stilin e ri të flokëve duke u transformuar tërësisht.
Në imazhet e fundit që ka ndarë në Instagram me flokë të gjata të zeza, Lori vjen e mrekullueshme edhe si zeshkane.
“Mirëmëngjes”, ka qenë mbishkrimi i fotografive.
Komplimentet krahas këtij postimi nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në Instagram.
Me ‘look’ të tillë u shfaq edhe në këngën e re “Intro” të albumit të saj të titulluar “Medusa”. /Telegrafi/