Telegrafi

Me balluke e flokë të shkurtra të zeza, Arbnora Ademaj mahnit me paraqitjen e fundit

Foto: Instagram

Modelja, prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Arbnora Ademaj, prej disa javësh po qëndron në Shqipëri.

Kjo për faktin se i është bashkuar spektaklit të famshëm të kërcimit “Dance With Me”.

Ajo së fundmi ka bërë një paraqitje atraktive, me një stil më ndryshe e shumë të veçantë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja, që bëri debutimin në kinematografinë turke, ka shkëlqyer me dukjen e re – flokë të shkurtra të zeza e balluke.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Për këtë mori komplimente të shumta në rrjete sociale nga miqtë, ndjekësit e fansat.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo më parë zbuloi mes tjerash se së shpejti do të jetë pjesë e një projekti që do të transmetohet në Netflix.

Arbnora është pëlqyer në masë të madhe për paraqitjen në serialin turk, “Kirik Hayatlar”. /Telegrafi/