Vizitorët e New Yorkut kanë mundësi të shohin pamjet e mahnitshme, të një pjese të qytetit prej ndërtesës së lartë, që përfundon së ndërtuari gjatë vitit që vjen.
I vendosur në 335 metra lartësi, ky është ballkoni më i lartë në Hemisferën Perëndimore, ndërsa i pesti më i larti në botë, transmeton Telegrafi.
Ashensori që ngritët brenda një minute, do t’i dërgojë vizitorët në hapësirën e gjerë, të mbështjelle nga panelet e xhamit që arrijnë deri në tri metra.
Sikur qëndrimi pranë këtyre xhamave mos të ishte drithërues, të pranishmit mund të qëndrojnë edhe mbi dyshemenë transparente, të përbërë nga një xham i trashë.
“Dilni nga ballkoni i katit të 101-të dhe ecni për 20 metra, nëpër qiellin e New Yorkut” thuhet në përshkrimin e ballkonit.
Raportohet se në ndërtimin e objektit të lartë, do të shpenzohen 28 miliardë dollarë, me një prej ballkoneve, më të larta se disa observatorë hapësinorë. /Telegrafi/