Sami Sermaxhaj do të jetë trajneri i ri i Ballkanit të Suharekës.
Klubi e ka zyrtarizuar marrëveshjen më të, pasi nga drejtimi i skuadrës u largua Bekim Shotani.
Portokallinjtë kanë zgjedhur Sami Sermaxhajn si trajner të ri, ndërsa marrëveshjen me të e kanë konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.
Sermanxhaj ka qenë i punësuar te Prishtina, si drejtues i shkollës së futbollit, ndërsa klubit prishtinas ka vendosur që ta lirojë.
“Përshëndetje miq dhe dashamir te qytetit tonë, pas një pauze 5 ditore pa trajner, nga sot rrugëtimit tone ju bashkëngjit trajneri i mirënjohur Sami Sermaxhaj”.
“FC Ballkani është shumë mirënjohës klubit me te madh ne vend FC Prishtinës për lejimin e trajnerit qe ti bashkëngjitet rrugëtimit tone”.
“Klubit i duhet një mbështetje sa me e madhe ne qytetit tone, qe te marrim rrugën e duhur dhe te fitores për një përfaqësim sa me te mire ne Superligen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sermaxhaj do të debutojë pikërisht në ndeshje ndaj Prishtinës, që zhvillohet në mesjavë. /Telegrafi/