Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ilir Dajës ka vazhduar me formë të dobët duke shkuar në tri ndeshje pa fitore dhe duke rrezikuar tashmë pozitën e parë nga Llapi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët krijuan më shumë, por të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një herë.
Të parët në epërsi kaluan vendasit duke shënuar me anë të Edvin Kuc (18’) nga distanca për 1-0, por Elvedin Heric (35’) ishte i saktë nga penalltia për 1-1.
Në pjesën e dytë, Ballkani u hodh i gjithi në sulm, por edhe Gjilani rrezikonte kohë pas kohë me anë të kundërsulmeve.
Megjithatë, vendasit patën shanse më të mira dhe në shtesë dy herë u shpëtuan nga portieri Aridon Bllaca për të marrë një pikë të madhe pas barazimit 1-1.
Pas këtij barazimi, Ballkani ka 45 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Llapi i dyti me një ndeshje më pak. Gjilani renditet i teti me 22 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani udhëton te Dukagjini, ndërsa Gjilani e pret Malishevën. /Telegrafi/