Site icon Telegrafi

Ballkani tregon fytyrën e kampionit në derbin me Gjilanin, në ndeshjen e fundit për edicionin 2021/22

Ballkani e ka mbyllur këtë edicion me fitore, pasi triumfoi në xhiron e fundit (36) në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 2-0 ndaj Gjilanit.

Ishte minuta e 25-të e takimit kur Lumbardh Dellova shënoi për 1-0 për skuadrën nga Suhareka, për të ndezur më shumë sfidën.

Por, nga loja edhe më e hapur, kampioni tashmë i shpallur në elitën e futbollit kosovar për edicion, shënoi edhe të dytin.

Në minutën e 40-të, Ermal Krasniqi realizoi për 2-0, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi.

Në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, mirëpo munguan golat.

Pavarësisht se Gjilani shpresonte të rikthehej në lojë, Ballkani nuk lejoi befasi dhe e mbylli sezonin me fitore, por edhe duke e fituar titullin e parë në histori të tyre.

Ballkani e mbyll këtë sezon në vendin e parë në 76 pikë dhe do të luajë direkt në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa Gjilani e përfundon në të tretin me 62 sosh dhe do të luajë në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

Exit mobile version