Site icon Telegrafi

Ballkani reagon për sulmin që i bënë tifozët e Gjilanit ndaj portierit të tyre, Stivi Frashëri

Ballkani ka dalë me reagim për ndeshjen e ndërprerë me Gjilanin në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Theranda ishte mysafir i gjilanasëve, por në sekondat e fundit të takimit ndodhi një skenë e shëmtuar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ballkani ka sjell pamje nga sulmi i tifozëve të Gjilanit në portierin e tyre, Stivi Frashëri.

Lexo po ashtu Tifozët e Gjilanit pushtojnë fushën, ndërpritet ndeshja pasi portieri i Ballkanit goditet dhe dërgohet me urgjencë në spital

“Është ndërprerë ndeshja pasi tifozët e Gjilanit e sulmojnë portierin tonë Stivi Frasheri”, thuhet në postimin e tyre.

Edhe pse kishte një minutë kohë nga përfundimi i ndeshjes, ende nuk është marrë vendim se a do të vazhdojë apo do të ketë masa ndaj klubit të Anamoravës. /Telegrafi/

Exit mobile version