Xhiro e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka filluar ditën e djeshme.
Janë zhvilluar tre duele shumë interesante, ku Dukagjini dhe Drita morën fitore në shtëpi, derisa Llapi u ndal në barazim 1-1 nga Malisheva.
E sot në program është vetëm një ndeshje për tu zhvilluar, ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit, pasi tjetra mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 është shtyrë për një kohë të papërcaktuar.
Do të jetë një duel shumë interesant në Suharekë me dy skuadrat që kanë pretendime të mëdha dhe sa herë janë përballur nuk ka munguar spektakli.
Ballkani në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi, derisa Gjilani pas një krize ku në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë.
Vendasit kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e fitoreve edhe në këtë përballje, në anën tjetër mysafirët janë të vendosur ta ndërprenë ecurinë negative.
Dueli mes Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/