Ballkani do të pres Gjilanin për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në BKT Superligë.
Kampioni i ri i Kosovës synon që ta mbyll me fitore një kampionat të cilin do ta mbajë në mendje gjatë tërë jetës.
Dy skuadrat kanë qenë rivalë për titull, por suharekasit ishin më mirë dhe me meritë e fituan atë.
Mysafirët nga Gjilani kanë udhëtuar drejt Therandës për fitore, pasi vetëm në atë mënyrë do ta ruanin pozitën e dytë.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, Dellova, As, Thaqi, Gashi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.
Gjilani: Ymeri, Halili, Hajdari, Useini, Prekazi, Musolli, Torassa, Kelmendi, Cale, Krasniqi, Progni.
/Telegrafi/