Llapi pësoi humbje 1-0 në javën e 31-të në Superligën e Kosovës përballë liderit aktual, Ballkanit.
Tahir Batatina ishte tejet i acaruar pas ndeshjes, duke thënë se skuadra nga Theranda nuk e meriton titullin dhe është mëkat të luajnë në Evropë.
“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e fortë. Kemi luajtur futboll. Në Suharekë nuk u luajt futboll. Nuk na mposhti Ballkani, por gjyqtarët, është e para që po ankohem sivjet”, ka thënë trajneri i Llapit pas ndeshjes për Art Sport.
“E pamë që synimi ishte të largohet Januzi nga ndeshja që Ballkani ta fiton ndeshjen. Ne e meritojmë vendin e parë, jo Ballkani”.
“U dëmtuam me një penallti, me një faull, u dëmtuam shumë. Organizimi katastrofal i Ballkanit. Të fyhet të shahen trajnerët e skuadrave tjera. Kjo është në dëm të futbollit”.
“Kjo skuadër mendon të dal në Evropë, por me këtë organizim nuk i duhet as titulli dhe as Evropa”, ka shtuar më tej Batatina. /Telegrafi/