Telegrafi

Ballkani njofton se Challandes ka ftuar pesë futbollistë të tyre te Kosova për ndeshjet e qershorit

Pesë futbollistë të klubit nga Theranda, Ballkani, janë ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, për ndeshjet e qershorit.

Kosova do t’i luajë katër ndeshje miqësore në muajin qershor, ku fillimisht në orar janë ato në mes të San Marinos dhe Maltës.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Challandes ka publikuar listën me lojtarë të ftuar, ndërsa për ndeshjet ndaj Guinesë dhe Gambisë pritet të publikojë emrat të hënën.

Lexo po ashtu Challandes tregon dy lojtarët që do të zëvendësojnë Muric e Dresevicin

Megjithatë, tashmë disa emra po qarkullojnë dhe janë vet klubet nga Superligë e Kosovës që kanë njoftuar rreth ftesave të disa lojtarëve.

I tillë është klubi i Ballkanit, i cili ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se Kosova ka ftuar pesë futbollistë të tyre për ndeshjet e qershorit.

“Ju njoftojmë se top golashënuesi i Superligës, Mirlind Daku, si dhe Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi janë ftuar nga përzgjedhësi Challandes për ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/