Telegrafi

Ballkani në bisedime me Gani Sejdiun, marrëveshje çështje orësh

Ballkani nga Theranda e ka shkëputur kontratën me trajnerin e deritashëm, Sami Sermaxhaj.

Humbja nga Trepça ’89 në fundjavë ka qenë fatale për Sermaxhajn i cili ndërpreu bashkëpunimin me Ballkanin.

Skuadra e rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit kosovar nuk është duke humbur kohë për ta emëruar trajnerin e ri.

Telegrafi merr vesh se drejtuesit e klubit kanë pasur takim me trajnerin mitrovicas Gani Sejdiu.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi i Sjediut në krye të Ballkanit është çështje orësh.

Ballkani është duke luftuar për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Portokallinjtë janë gjithashtu edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe synojnë triumfin në këtë garë të respektuar. /Telegrafi/