Site icon Telegrafi

Ballkani mori fitore në tavolinë me rezultat zyrtar, Gjilani do të ankohet

Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshjen e ndërprerë në mes të Gjilanit dhe Ballkanit ta regjistrojë me rezultat zyrtar (0-3), në të mirë të suharekasve.

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e vet të mbajtur kanë vendosur në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në mes të SC Gjilani – FC Ballkani.

Portieri mysafir Stivi Frashëri është sulmuar dhe goditur nga tifozët e Gjilanit,  për çka ishte ndërprerë kjo përballje derbi.

Gjilani i ka njoftuar tifozët e tyre për dënimin, ndërsa ka shkrua se do të parashtrojnë ankesë për vendimin.

“Komisioni ka vendosur që ndeshja, SC Gjilani – FC Ballkani do të regjistrohet me rezultat zyrtar (0-3)”.

“Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e suspenduar në minutën e katërt të lojës shtesë ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3. Sport Club “Gjilani” pritet të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version