Site icon Telegrafi

Ballkani merr fitore të madhe në udhëtim te Gjilani

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitoren në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ipko Superligës.

Ballkani ka arritur t’i kthehet fitoreve në kampionat pas dy humbje dhe një barazimi ndaj Prishtinës pasi ka mposhtur Gjilanin.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të dhe ishte Visar Berisha, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Arbër Potokut për 0-1.

Vilfor Hysa (28′) pas një depërtimi individual ka gjuajtur me të majtën dhe e ka përplasur topin për rrjetën e Ruxhit për 1-1.

Megjithatë, Ballkani ka gjetur golin edhe në minutën e 34-të me anë të Jetmir Topalli, i cili i qoi në pushim me epërsi 1-2.

Edhe në pjesën e dytë skuadra nga Suhareka ishte më e mirë dhe arriti të shënoj në minutën e 73-të me anë të Egzon Shabanit, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 1-3.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka shtatë pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Gjilani renditet një pozitën më lartë me pikë të njëjta.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani luan në udhëtim te Ferizaj, ndërsa Ballkani e pret në shtëpi Trepçën ’89. /Telegrafi/

Exit mobile version