Site icon Telegrafi

Ballkani, larg syrit britanik: Kryeministri i ri pak i interesuar

Kur liderët e 16 shteteve u mblodhën në Londër korrikun e vitit të kaluar për Samitin e Ballkanit perëndimor, takimi i pestë i këtij lloji në kuadrin e të ashtuquajturit procesi Berlinit, i lëshuan pe Britanisë për vendin e mbajtjes së eventit duke qenë se donin të tregonin se ajo po largohej nga blloku evropian, por jo nga Evropa.

Megjithatë, mesazhi që u dërgua ishte saktësisht i kundërti, mendon editorialisti Marcus Tanner, kjo për faktin se ai që ishte asokohe sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, nuk u duke fare në samit.

Ai e kishte një justifikim; ditën e çeljes së takimit 2 ditor dha dorëheqjen nga posti i shefit të diplomacisë britanike, edhe pse siç thotë Tanner nuk kishte përse zgjidhte pikërisht atë moment për ta bërë një lëvizje të tillë, e cila u interpretua menjëherë si një lloj indiference e treguar ndaj rajonit ku Britania ka qenë dikur lojtare me shumë influencë, tch.

Sot si kryeministër, ai i ka vënë disa prej liderëve ballkanas në mendim, vazhdon analisti; ata pyesin veten nëse Britania nën drejtimin e Boris Johnsonit e ka në plan apo jo të angazhohet në çështjet e rajonit.

Ndryshe nga Theresa May, fillimisht një mbështetëse e moderuar e kampit për qëndrim, dhe pastaj përkrahëse e moderuar e atij për largim, Johnsoni ka këmbëngulur prej vitesh që BE-ja është në thelb një organizatë e keqe, me një instinkt të qartë për shpërdorime, dominim dhe vendimmarrje jodemokratike.

I fiksuar pas zbulimit të skandaleve të shpërdorimit në zemër të projekteve të BE-se në Bruksel, çështje të Ballkanit, Johnsonin e shqetësojnë shumë pak.

Sot që ka në dorë frerët e qeverisë, Ballkani është i fundit i prioriteteve të tij, shkruan Tanner; të gjitha energjitë Johnsoni do t’i shpenzojë në ruajtjen e mazhorancës së brishtë në parlament dhe nxjerrjen e Britanisë nga BE-ja deri në afatin e fundit të 31 tetorit, me marrëveshje ose jo.

Exit mobile version