Site icon Telegrafi

Ballkani kthehet te fitorja për të marrë pikë të plota në Ferizaj

(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Ballkani është kthyer te fitorja duke e mposhtur Ferizajn në udhëtim (3-0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 43-të me golin e Albion Rrahmanit, i cili shfrytëzoi një top të kthyer për të realizuar.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë dhe me epërsi minimale të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim.

Suharekasit e dyfishuan epërsinë me golin e Leotrim Bekteshit (68’), i cili u asistua me kokë nga Bajram Jashanica.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Meriton Korenica (76′), i cili realizoi me kokë pas harkimit nga Armend Thaqi.

Me katër fitore dhe një humbje, Ballkani është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se lideri Drita (por, kampioni i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara).

Ferizaj pozicionohet në zonën e rrezikut me vetëm shtatë pikë të arkëtuara pas tetë ndeshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version