Telegrafi

Ballkani kthehet te fitorja, mposht Gjilanin dhe merr kreun

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.

Fitore shumë e rëndësishme për kampionët në fuqi, pasi nuk kishin fituar në gjashtë ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, pasi Meriton korenica shënoi gol të bukur për 1-0 në minutën e 19-të.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin me sulmuesin e tyre kryesor, Albion Rrahmanin që gjeti rrjetën në minutën e 61-të për 2-0.


Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Ballkani mori fitoren e 15-të në kampionat.

Aktualisht Ballkani është lider me 54 pikë, dy më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak.

Gjilani mbetet i treti me 40 pikë. /Telegrafi/