Site icon Telegrafi

Ballkani konfirmon se ndeshjen ndaj Gjilanit e zhvillon në Suharekë

Gjilani – Ballkani është ndeshja e fundit e sezonit 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në këtë sfidë pritet që Ballkanit t’i dorëzohet edhe titulli i kampionit, pasi suharekasit janë shpallur matematikisht kampion në xhiron e kaluar.

Edhe pse Gjilani është në cilësinë e skuadrës vendase, ndeshja është vendosur me mirëkuptim nga dy skuadrat që të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani mund ta festoj titullin e kampionit pranë tifozëve të tyre.

Lexo po ashtu Ballkani, kampion i Kosovës për herë të dytë me radhë

Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka njoftuar për një vendim të tillë.

“Festa e mbrojtjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve. Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe duke i falënderuar përzemërsisht për mundësinë e dhënë që të festojmë në qytetin tonë, gjithashtu dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë”.

“Falënderim i veçantë edhe për FFK-n. Mirupafshim të dielën në qytetin tonë, ora 15:00”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version