Telegrafi

Ballkani kërkon fitoren e radhës ndaj Feronikeli ’74, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Feronikeli ’74 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga dy fitore radhazi, në kupë dhe kampion, kështu që synon fitoren e radhës për të mbajtur distancën me ndjekësit në krye të tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Shefki Kuqit vjen nga dy humbje radhazi në pranverë dhe synon që të marrë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Daja ka vendosur të bëjë rotacion për këtë ndeshje, duke lënë disa yje në bankë.

Ballkani: Ljuljanovic; Thaqi, Jashanica, Halili, Potoku; Ismajlgeci, Kuc, Limaj; Hamidi, Danfa, Korenica;

Feronikeli ’74:   Meira; Haliti, Lladrovci, Morina; Musa, Shabani, Avdyli, Bardhoku; Rrahmani, Shillova, Jakupi; 

/Telegrafi/