Telegrafi

Ballkani fiton me rezultat komod në udhëtim te Feronikeli

Foto: Arkiv/FC Ballkani/Facebook

Ballkani e ka mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Mysafirët e filluan më mirë ndeshjen, duke rrezikuar qysh në minutën e pestë me anë të Ermal Krasniqit që pranoi një pasim nga Mirlind Daku, por ishte i pasaktë.

Skuadra nga Theranda vazhdoi me disa sulme të njëpasnjëshme me Krasniqin dhe Edvin Kuç, mirëpo sërish nuk u treguan të saktë.

Përparim Islami (31’) më pas lëshoi një goditje të fortë në drejtim të portës së Ballkanit, por në vend ishte Damir Luljanovic.

Ishte minuta e 34-të, kur Ermal Krasniqi shënoi për 1-0 falë një harkimi të saktë nga Armed Thaqi, për të mposhtur portierin Florian Smakiqi.

Në 45 minutat e dytë, Feronikeli ishte më kërkues dhe rrezikoi me anë të Yll Hoxhës (51’), që qëlloi traversën.

Krasniqi ishte tejet i disponueshëm për lojë, dhe bëri edhe një gjuajtje të fuqishme, por priti Smakiqi.

Për të siguruar fitoren e Ballkanit u përkujdes Mirlind Daku që shënoi nga penalltia në minutën e 76-të shënoi për 2-0, duke arkëtuar kështu tre pikë.

Pas javës së 29-të, Ballkani vazhdon të jetë në vendin e dytë me 61 pikë, tre më pak se lideri Drita, dhe një më shumë se Prishtina. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore