Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit kosovar.
Mysafirët morën epërsinë që në minutën e 15-të, kur mbrojtësi i vendasve Armend Halili shënoi në rrjetën e portës së tij për 0-1.
Nuk vonoi shumë dhe Ballkani menjëherë e gjeti edhe golin e dytë në këtë takim, kësaj radhe me Sunday Adetunjin i cili në minutën e 17-të realizoi për 2-0.
Vendasit arritën që të riktheheshin në këtë sfidë kur në minutën e 49-të pas rishikimit në VAR, gjyqtari Mervan Bejtullahu iu dha një penallti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Suad Sahiti i cili realizoi për 2-1 duke rihapur edhe një herë tjetër sfidën.
Feronikeli ’74 ishte shumë afër barazimit të rezultatit, por në minutën e 58-të shtylla ishte aleat i Ballkanit.
Për të shuar përfundimisht shpresat e tyre në skenë doli sërish Armend Halili i cili edhe një herë tjetër realizoi autogol për rezultatin 3-1.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit therandasit e gjetën edhe golin e katërt, kësaj radhe përmes Bernard Karricës i cili shënoi për 4-1.
Pas kësaj fitore, Ballkani ka rimarrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës me 22 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e dytë./Telegrafi/