Ballkani ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultat 1-0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Theranda e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Bajram Jashanicës, por Ena Koliqi shpëtoi gol të sigurt.
Në 45 minutat e dytë, sërish ishte Ballkani që dominoi, gjersa krijoi një shans me anë të Nazmi Gripshit (55’), mirëpo përfundoi jashtë porte.
Momenti kryesor i ndeshjes ishte në minutën e 71-të, kur Mevlan Zeka arriti të dërgonte topin në rrjetë, për të shënuar për 1-0.
Gjilani më pas tentoi që të merrte së paku një pikë, mirëpo mbrojtja e Ballkanit ishte e vendosur mjaftë mirë.
Pas javës së 30-të, Ballkani ka rrëmbyer pozitën e parë me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita, derisa Prishtina është në të tretin me një më pak, e Gjilani në të katërtin me 43 sosh. /Telegrafi/