Site icon Telegrafi

Ballkani fiton me lehtësi në udhëtim te Feronikeli ’74

Ballkani ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Feronikelin ’74 në udhëtim me rezultat 3-0.

Ka qenë një pjesë e parë e barabartë me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Por në fund të pjesës së parë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi falë golit nga Almir Kryeziu për 0-1.

Me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1 u mbyllen 45 minutat e para.

Ballkani vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, edhe pse rastin më të mirë për vendasit e kishte Fiton Hajdari.

Hajdari gaboi nga penalltia duke e pritur nga Enea Koliçi, derisa nga topi i kthyer goditi shtyllën.

Në minutën e 66-të ishte kapiteni Edvin Kuc që ngriti epërsinë e Ballkanit në 0-2.

Ndërkohë gjashtë minuta para fundit të ndeshjes Nazmi Gripshi realizoi një gol spektakolar për 0-3.

Pas këtyre tre pikëve Ballkani vazhdon të kryesoj i vetëm në Albi Mall Superligë me 26 pikë, derisa Nikli mbetet në vendin e tetë me 11 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version