Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Feronikelit 74 si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi arriti ta zhbllokojë ndeshjen në mesin e pjesës së parë.
Një penallti të fituar e ktheu në gol Nazmi Gripshi për 1-0.
Edhe pse të dy skuadrat tentuan për të shënuar, gola të tjerë nuk ishte në këtë takim deri në kohën shtesë.
Ishte Mamadou Danfa që shënoi në kohën shtesë për rezultatin 2-0.
Ballkani me këtë fitore mbetet lider me 59 pikë, ndërsa Feronikeli 74 ka 30 pikë dhe mban vendin e tetë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore