Telegrafi

Ballkani fillon sezonin pranveror me fitore, mposht në shtëpi Drenicën

Ballkani e ka filluar sezonin pranveror me fitore, pasi ka mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 18-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e filloi mjaftë mirë takimin, duke e pasur posedimin e topit që nga fillimi e deri në fund.

Edhe mysafirët kishin rastet e tyre, mirëpo që nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 18-të, atëherë kur Jetmir Topalli e kaloi në epërsi Ballkanin.

Rezultatin për suharekasit e dyfishoi Arber Hoxha (31’), duke bërë që 45 minutëshi i parë të mbyllet me këto dy gola të shënuara.

Në të dytin të dyja skuadrat tentuan të shënonin, derisa shanse për të realizuar kishte, e që vendasit e shfrytëzuan vetëm një.

Ishte Liridon Fetahaj ai që shënoi për 3-0 në minutën 89-të, duke bërë që takimi të përfundonte me këtë fitore bindëse të liderit.

Pas javës së 18-të, Ballkani vazhdon të jetë në pozitën e parë me 37 pikë, tri më shumë se Prishtina që fitoi ndaj Ferizajt 4-0, gjersa Drenica gjendet në pozitën e gjashtë me 24 sosh. /Telegrafi/