Ballkani ka falënderuar, në të njëjtën kohë ka konfirmuar edhe kalimin te Ermal Krasniqit te Cluj.
Klubi rumun konfirmoi pak orë më parë transferimin e mesfushorit ofanziv, në një marrëveshje që Telegrafi nga burimet e saj ka mësuar se është realizuar për 300 mijë euro dhe 15 për qind të kartonit.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës e falënderoi Krasniqin për kontributin në klub.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:
Faleminderit për kontributin kampioni ynë, ????? ????????
Sot u kompletua transferimi i tashmë ish-lojtarit tonë, Krasniqit në klubin Rumun ??? ????
Krasniqi ishte pjesë e jona që nga viti 2019 duke mbajtur barrën e ekipes së bashku me shumë lojtar të ekipës dhe në sezonin 2021/2022 ishte poashtu njëri prej shumë lojtarëve të klubit që e arritëm suksesin e titullit kampion i Superligës së Kosovës, ai vazhdoi duke shkruar histori në futbollin Kosovar me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe së fundmi e veshi edhe fanellën e kombëtarës së Kosovës.
Emri i tij do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin tonë.
?? ???????? të dëshiron shumë shëndet dhe suksese në karrierë! /Telegrafi/