Site icon Telegrafi

Ballkani eliminon Kikën pas vazhdimeve, siguron gjysmëfinalen

Foto: KF Kika/Facebook

Kika dhe Ballkani kanë luajtur baras 0-0 në 90 minuta lojë në takimin e çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa pas vazhdimeve Ballkani e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale.   

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar me të dyja skuadrat që studionin njëra-tjetrën, ndërsa në vazhdim vendasit patën diçka më shumë.

Rasti i pari i takoi Ballkanit dhe ishte Jetmir Topalli (18′), i cili pati një aksion të mirë individual, por goditja e tij u ndal nga traversa.

Kika u kthye në lojë duke rrezikuar me anë të Butrin Gashit (35′) dhe Lirian Feratit (37′), por goditja e parë shkoi mbi portë, ndërsa e dyta u prit nga portieri mysafirë.

Pamje gjatë ndeshjes (Foto: KF Kika/Facebook)

Në pjesën e dytë,  gjithashtu u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat.

Rasti më i mirë i takoi vendasve të cilët rrezikuan në minutën e 58-të me anë të Vëllaznim Jasharit, por goditja e tij nga distanca shkoi mbi portë.

Edhe Ballkani tentoni me anë të Almir Ajzeraj (80′), por goditja e tij shkoi mbi traversë.

Në vazhdim të ndeshjes të dyja skuadrat patën edhe nga disa gjysmë raste, por pa arritur ta gjejnë golin dhe ndeshja shkoi në vazhdime për ta mësuar fituesin.

Skuadra nga Superliga e Kosovës u tregua më me shumë përvojë në kohën shtesë dhe arriti ta gjente golin e fitores.

Ishte minuta e 115-të e ndeshjes kur mysafirët shënuan golin e fitores nëpërmjet Maksutajt.

Kika provoi në pesë minutat e fundit të ndeshjes të gjente golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Ballkani ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit, ndërsa përveç saj në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Feronikeli dhe Vëllaznimi. /Telegrafi/

Exit mobile version