Ballkani e ka mposhtur Vushtrrinë në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës me rezultat bindës 5-2.
Skuadra nga Theranda e dominoi ndeshjen për pjesën më të madhe të minutave, derisa golin e parë e shënuan me anë Visar Berishës (15’).
Por, mysafirët arritën të këndellet nga ky gol i Ballkanit, duke i barazuar shifrat në 1-1 me anë të Astrit Fazliut në minutën e 40-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, gjera e dytë kishte edhe më shumë spektakël, pasi u shënuan katër gola.
Ballkani e riktheu epërsinë qysh në fillim të pjesës së dytë me anë të Arbër Hoxhës (48’).
Berisha ishte tejet i disponuar për lojë, pasi arriti ta thellonte epërsinë e vendasve në 3-1 në minutën e 60-të.
Të njëjtën gjë e bëri edhe Hoxha (70’) që e realizoi golin e tij të dytë në këtë takim, gjersa Vushttria arriti ta ngushtonte epërsinë në 4-2 me anë të Matheus (85’).
Ballkani e vulosi rezultatin në minutën e 90-të me anë të Ermal Krasniqit që shënoi për 5-2.
Pas xhiros së gjashtë, Ballkani gjendet në vendin e pestë me 11 pikë, derisa Vushtrria është në të parafundit me pesë sosh. /Telegrafi/