Telegrafi

Ballkani, Drita dhe Llapi mësojnë kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Jemi futur në javën ku do të zhvillohen ndeshjet e para të raundit të dytë në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Kosova në këtë garë përfaqësohet me tre skuadra si kampioni në fuqi Ballkani, Llapi dhe Drita.

Ballkani në rrethin e dytë përballet me skuadrën malteze Harmun, Llapi me atë daneze Brondby derisa Drita ndaj islandezëve të Breidablik.

Tanimë UEFA ka ndarë edhe grupet dhe skuadrat kosovare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të rrethit të tretë, derisa shorti hidhet me fillim nga ora 14:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ndodhet në vazon e skuadrave të eliminuara nga Liga e Kampionëve, derisa në rast se kalon Hamrun Spartans atëherë ka tre kundërshtarë të mundshëm.

Fituesit e dueleve Dinamo Batumi – Decic, Differdange 03 – Ordabasy si dhe Vikngur Reykjavik – Egnatia janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Llapi që është eliminuar nga Liga e Evropës në rrethin e dytë takohet me skuadrën daneze Brondby.

Në rast se kalon tutje llapjanët tanimë kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm dhe ata janë njëra nga fituesit e këtyre dueleve si Legia Varshavë – Caernafron, Go Ahead Eagles – Brann, Kups – Tromso, Hajduk Split – Torshavn, Diddeleng – Hacken.

Drita ka për kundërshtar skuadrën daneze Breidablik dhe synon fitore për të kaluar në raundin e tretë.

Gjilanasit janë në Grupin e 4 dhe në rast kualifikimi do t’i kenë pesë kundërshtar të mundshëm. Fituesit e dueleve Ilves – Austria Wien, Zurich – Shelbourne, Molde – Silkeborg, Wisla Karkow – Rapid Wien si dhe Auda – Cliftonvile janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës. /Telegrafi/