Telegrafi

Ballkani dhe Gjilani për këndellje, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Gjilani do të përballen në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë synime të ndryshme, pasi Ballkani kërkon ta mbrojë titullin e kampionit, derisa Gjilani synon daljen në Evropë.

Suharekasit kanë pesë ndeshje pa fitore në Superligë dhe duan t’i japin fund kësaj serie negative.

Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë vije pas tre dueleve pa fitore dhe kërkon të marrë pikë nga udhëtimi në Suharekë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, Potoku, Arbër Thaqi, Emërllahu, Meriton Korenica, Rrahmani, Zyba, Olivier, Rrustem Hoxha.

Gjilani: Koliçi, Musolli, Halili, Jashari, Billali, Zeka, Ramadani, Gomes, Islami, Prekazi, Zabërgja.  /Telegrafi/