Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 18-të në BKT Superligën e Kosovës.
“Xhebrailat” dhe “Skifterat” luajnë për titullin e kampionit vjeshtor në Superligë, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:30.
Ekipi i Bekim Isufit vjen me një seri pozitive prej tri fitoreve radhazi dhe synon të katërtën para tifozëve të vetë, edhe pse edhe një barazim mund t’i shpall kampion vjeshtor.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka 12 ndeshje pa humbje në kampionat dhe synon të shpallet kampion vjeshtor me një fitore në Suharekë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi; Kuc, Gashi; Gripshi, Korenica, Krasniqi; Solomon;
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Useini, Prekazi, Hoxha; Musolli, Dabiqaj, Keita Aziz; Progni, Krasniqi, Hajdari;
/Telegrafi/