Site icon Telegrafi

Ballkani dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitoren, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Gjilani do të përballen në stadiumin e qytetit në Suharekë në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligë.

Ballkani në këtë duel vije pas barazimit 0-0 në udhëtim te Dukagjini dhe synon që të rikthehet te fitoret.

Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë vije e motivuar pas fitores me përmbysje ndaj Llapit 2-1.

Të besuarit e Ardian Nuhiut kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira dhe udhëtojnë në Suharekë për mos t’u mposhtur.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Smajli, Halili, Jashanica, Potoku, Emërllahu, Ismajlgeci, Hamidi, Giovanni, Tolaj, Adetunji.

Gjilani: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Jamal, Ibrahimi, Shabani, Bilali, Rrahmani, Basa, Bilalli, Jarovic.

/Telegrafi/ 

Exit mobile version