Ballkani e ka fituar derbin ndaj kampionit të sapozgjedhur Prishtinës me rezultat 5-2 në kuadër të javës së 36-të në Superligën e Kosovës.
Ishte minuta e tretë e takimit kur skuadra nga Theranda kaloi në epërsi me golin e Mirlind Dakut.
Daku nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin nga penalltia 12 minuta më vonë, për 2-0.
Prishtina u kundërpërgjigj shpejtë dhe shnëoi dy gola me anë të Besnik Krasniqit (27’,36’), për 2-2.
Pjesa e dytë ishte edhe më e furishme, me Ballkanin që shënoi tre herë.
Golin e rikthimit të epërsisë e shënoi Arber Hoxha në minutën e 70-të, derisa ai shënoi edhe të dytin shtatë minuta më vonë për 4-2.
Në listën e realizatorëve u fut edhe Blend Baftiu që shënoi në minutën e 88-të, duke fituar kështu tre pikë, por dështuan të shkonin në parakualifikimet e Ligës së Evropës.
Në anën tjetër, Besa e rënë në Ligën e Parë shkaktoi befasi në Pejë, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0.
Ishte minuta e 54-të, kur skuadra pejane shënoi golin e fitores, mirëpo sezonin 2020/21, për ta ishte i pafat dhe në edicionin e ri luajnë në Ligën e Parë.
Prishtina e mbylli këtë edicion si kampion me 78 pikë, Ballkani në të tretin me 74, Gjilani në të katërtin me 48 dhe Besa në të fundit me 15 sosh. /Telegrafi/