Ballkani ka arritur të gjej edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Sivassporit.
Kampioni në fuqi i Kosovës e pa vetën në disavantazh vetëm pas 32 sekondave, por nuk u dorëzua në asnjë moment.
Ishte fillimisht kapiteni Armend Thaqi që realizoi një gol fantastik për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Por në minutën e 31-të suharekasit gjetën edhe golin e epërsisë.
Ermal Krasniqi asistoi bukur për Arbër Potokun i cili u gjend bukur në zonë dhe shënoi për 1-2. /Telegrafi/
https://twitter.com/anlikgoller_9/status/1578072361135472642?s=20&t=MzAfuytEmoBgC4iVuoCRBg