Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit janë ndalur në shtëpi nga drenicasit në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së premtes, duke shkuar në dy ndeshje pa fitore.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Hasan Hysenit, i cili shënoi për epërsinë 0-1.
Në pjesën e dytë, ishin vendasit që krijuan më shumë raste dhe arritën ta gjejnë golin e barazimit, por jo më shumë.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Valery Stepanenko, i cili shënoi autogol për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Pas këtij barazimi, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 37 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 renditet i fundit me 11 pikë. /Telegrafi/