Një gazetë turke ka publikuar fotografinë e kancelares gjermane Angela Merkel – me mustaqe dhe e veshur në uniformë naziste, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet fjalë për tabloidin “Gunes”, i cili e ka vendosur një fotografi të kancelares gjermane me fjalët “#Frau Hitler” dhe ku ajo quhet edhe si një “hallë e shëmtuar”.
Turqia dhe Evropa janë futur në një situatë të tensionuar, pasi Gjermania dhe Holanda bllokuan ministrat turq nga mbajtja e mitingjeve për të bërë fushatë për një votë ‘Po’ në referendumin e muajit të ardhshëm, për zgjerimin e kompetencave të Presidentit Rexhep Tajip Erdoganit.
Erdogan ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Gjermaninë dhe Holandën të cilat thuhet se po veprojnë si “nazistë”, duke pretenduar se ajo është një “terroriste mbështetëse”.
Sjellja e tij ka shkaktuar një reagim të zemëruar nga Evropa, me Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande duke i quajtur komentet si “të papranueshme”. /Telegrafi/