Rainer Hoss, nipi i komandantit të Auzhvicit dëshiron që brezat e ardhshëm të mësojnë nga e kaluara e familjes së tij.
Rainer tregon se si ai është përballur me të kaluarën e tmerrshme të familjes; se si është distancuar dhe zhgënjyer nga paraardhësit dhe se si angazhohet në edukim e brezave te rinj.
Ai thotë se shumë nga familja e tij nuk reflektojnë për krimet naziste.
“Nuk kemi reflektuar për të kaluarën tonë. Përkundrazi, ajo glorifikohej”, thotë ai. “Gjyshja ime gjithmonë thoshte: burri im i mrekullueshëm”.
Sipas tij, nacionalsocializmi është histori e Gjermanisë dhe gjermanët duhet të përballen me të e të thonë: Duhet të jetojmë me këtë. /DW/Telegrafi/