Telegrafi

Ballack: Ozil largohu nga Arsenali, transferohu te Bayerni

Michael Ballack ka folur rreth yllit të kombëtares gjermane, Mesut Ozil, për të cilin ka disa këshilla.   

Ylli gjerman po has në vështirësi dhe nuk po bie dakord rreth rinovimit të të kontratës së tij me Arsenalin, e cila skadon në vitin 2018.

Kështu, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë dhe shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Ozil: E ardhmja ime varet nga Wengeri

Megjithatë, sipas Ballackut, Ozil duhet të largohet nga Arsenali dhe të transferohet në Bundesliga te Bayern Munich, nëse dëshiron të fitoj diçka.

“Nëse ai dëshiron të fitojë diçka të madhe, shansi më i madh, sipas mendimit tim është në FC Bayern”, ka thënë Ballack për mediat gjermane. /Telegrafi/