Site icon Telegrafi

Balla pret të dërguarin special të Zelenskyy-t: Qëndrojmë në krah të popullit ukrainas

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim në Kuvendin e Shqipërisë, të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov.

Në një postim në Facebook, Balla u shpreh se Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.

“Ne qëndrojmë në krah të popullit ukrainas dhe e konsiderojmë këtë agresion si një sulm kundër lirisë dhe demokracisë. Krimet e rënda kundër njerëzimit dhe aktet gjenocidale si ato në Bucha nuk do të mbeten në asnjë rast pa u hetuar dhe pa u ndëshkuar urdhëruesit dhe autorët”, deklaron Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së nënvizon se “aleanca jonë – NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me asistencë në siguri për të luftuar agresionin rus dhe për të mbështetur të drejtën e tyre për vetëmbrojtje”. /Teletrafi/

 

Exit mobile version