Telegrafi

Balla përplaset me Berishën: Ke thirrur protestë në datën kur kuvendi mblidhet për Srebrenicën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviçit.

Mes të tjerash, Balla i ka kujtuar Berishës protestën që ai ka thirrur më 7 korrik, ditë kur pritet të miratohet dhe rezoluta kundër gjenocidit serb në Srebrenicë.

Lexo po ashtu Berisha bën thirrje për protestë më 7 korrik: Shqipëria në rrezik!

“Përsa i përket bashkëpunëtorit të Sllobodan Millosheviçit që mori fjalën për procedura, në procedurë thuhet se fjala merret vetëm njëherë. Zotëria që zgjodhët vonë dhe vjen këtu të na rikujtojë thyerjen e embargos së tij të naftës për Millosheviçin, vjen dhe hap çështje të sigurisë kombëtare për interesin e tij. Kur në të mblidhemi këtu më 7 korrik për të kujtuar viktimat e Serbrenicës, zotëria thërret protesta”, tha Balla. /Telegrafi/