Site icon Telegrafi

Balkan Trafik: Ndërtimi i urave përmes muzikës

(Foto: Instagram/NRBim)

Festivali Balkan Trafik ka një sfidë që t’i bëjë bashkë artistët nga Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia për një periudhë katër ditëshe (19-22 prill). Ngjashëm si më parë, edhe edicioni i sivjetmë ka shërbyer për ndërtimin e urave, ku politikanët jo gjithmonë kanë arritur që të kenë sukses, raporton euronews.com.

“Para luftës, kam pasur miq serbë, boshnjakë dhe kroatë, citohet të ketë thënë BimBimma, një artist i hip-hopit nga Kosova.

“Prandaj, në thelb, për mua kjo është diçka e natyrshme dhe është diçka që është dashur të ndodhë më herët, por jam i kënaqur që ka ndodhur, sepse duhet në radhë të parë t’i shkëmbejmë kulturat që pastaj njerëzit t’i shkëmbejnë botëkuptimet dhe bashkëpunimet në fushat tjera”, ka thënë më tej reperi nga Kosova.

Marcelo, një performues hip-hopit dhe ‘fuzionit’ nga Serbia, thotë: “Ose do të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin ose do ta vrasim njëri-tjetrin; dhe mendojmë se është paksa më mirë që të punojmë bashkë dhe të jetojmë bashkë”.

Lexo po ashtu BimBimma dhe ErgenNR përfaqësojnë Kosovën në festivalin e hip-hopit në Belgjikë

Festivali, i cili tradicionalisht është i orientuar kah muzika folklorike, këtë vit ia ka hapur dyert muzikës urbane: hip-hop dhe ‘slam’. Artisti belg, Youssef Sëatts, ka thënë se Ballkani nuk është larg vendeve tjera, kur është fjala për muzikë.

“Kam arritur të mësoj, sepse më herët nuk e kam njohur aspak muzikën ballkanike. Mirëpo, puna e përbashkët vjen natyrshëm”, citohet të ketë thënë belgu.

Festivali, në këtë mënyrë ndërton ura, jo vetëm ndërmjet vendeve të Ballkanit, por edhe në raport me vendet tjera evropiane.

Natyrisht se Balkan Trafik nuk do të ishte i tillë pa muzikën folklorike, porse për organizatorët kishte ardhur koha që t’i zgjeronin perspektivat. Festivali sivjet ka festuar edicionin e 12-të dhe kishte thuajse diçka për të gjithë. Publiku është dukur i kënaqur me ndërrimet e zhanreve muzikore.

Në total në këtë festival kanë performuar më shumë se 400 artistë nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore duke përfshirë edhe muzikantë nga Bullgaria, Turqia dhe Rumania.

Balkan Trafik është një eveniment në Bruksel që kombinon tradicionalen dhe modernen për një publik entuziast dhe me shije. /Telegrafi/

Exit mobile version