Site icon Telegrafi

Baliqi: Partitë politike duhet të hapen më shumë (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit si dhe për organizimin e tyre.

Profesori i shkencave politike, Bekim Baliqi ka deklaruar se pas rezultateve të zgjedhjeve lokale partitë politike duhet të hapen ndaj kandidatëve të rinj.

“Votuesi është ndërgjegjësuar në masë të madhe dhe një kandidat i cili nuk është i pranueshëm nuk e voton pavarësisht cilës parti është, dhe fakti që shumica e partive politike kanë shkuar në balotazh tregon që qytetarët nuk janë të kënaqur me këta kryetarë aktualë që kanë qenë”, ka deklaruar Baliqi në emisionin “Përballje”.

Sipas tij, shumica e kandidatëve nuk e kanë marrë votëbesimin dhe kjo tregon shumë.

“Në çdo komunë ka pas shumë arsyetime e pak punë, pra oferta e tyre ka mbet shumë e zbehtë”, ka deklaruar Baliqi.

Baliqi ka thënë se balotazhi është vështirë të largohet sepse kjo është në dispozitat ligjore.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafi me gazetarin Muhamet Hajrullahu. Emisioni “Përballje” gjatë kohës së zgjedhjeve lokale transmetohet çdo të diele në ora 19:10 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version